Juventus e eliminoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, duke e përmbysur rezultatin. Napoli ka reaguar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, duke i përgëzuar rivalët nga Serie A, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta KOHA.
“Urime për Juventusin! Një përformancë e mrekullueshme.”, kanë shkruar napolitanët në llogarinë e tyre.
Kjo është gjëja më e bukur e futbollit, ku kundërshtari në ligë e uron Juventusin për suksesin në arenën ndërkombëtare.
Kujtojmë se në të kaluarën të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Barcelona për Real Madridin.