Pasi dështoi të marrë në “San Paolo” Mauro Icardin, Napoli ka lëvizur për të kompletuar sulmin dhe ditë ne sotme ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin spanjoll Fernando Llorente. Ky i fundit ishte një futbollist i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata me Tottenhamin dhe mbërriti në Napoli ditën e shtunë, për të kryer vizitat mjekësore.
Llorente nënshkroi një kontratë dy vjeçare me napolitanët dhe do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, teksa pritet të jetë alternativa e parë e sulmuesit kryesor Arkadiuz Milik.
Kujtojmë që ky është një rikthim në kampionatin italian për Fernando Llorenten, që më herët ka veshur edhe fanellën e Juventusit, me të cilin ka fituar edhe titullin kampion.