Napoli po kërkon një sulmues që të mund të mbështesë polakun Milik dhe ka identifikuar spanjollin e Valencias, Rodrigo, si njeriun ideal. Pas miratimit të Ancelottit, drejtuesit napolitanë kanë nisur kontaktet me menaxherin e sulmuesit, Jorge Mendes. Në ditët në vijim, De Laurentiis pritet të bëjë edhe ofertën e pare zyrtare në drejtim të klubit spanjoll të Valencias.