Napoli është në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë gjatë kësaj merkatoje verore. Jorente ishte një alternativë, por nuk besohet shumë te spanjolli dhe siç raporton, “La Repubblica” klubi “partenopei” ka kthyer sytë nga Diego Kosta.
Atletiko është gati ta shesë lojtarin, por ajo që e pengon klubin italian në këtë operacion është rroga e lartë që kërkon 31-vjeçari.
Napoli ka bërë disa sondazhe dhe rroga e tij është ajo që e frenon klubin, që nëse do të arrinte një marrëveshje me sulmuesin do të bëntë një goditje të bujshme në sulm.