Elseid Hysaj dhe Napoli janë duke diskutuar për rinovimin. Sipas mediave pranë skuadrës axurre në Itali, kapiteni i Kombëtares ka në tryezën e bisedimeve një propozim të rëndësishëm. Klubi i ka ofruar Hysajt rinovimin për pesë vite, duke i ofruar pagesën neto prej 2.5 milionë eurosh, thuajse 13 milionë euro. Gjithashtu një përqindje të caktuar të kartonit në momentin kur ai do të shitet nga Napoli drejt një ekipi tjetër. Deri tani, të njëjtat burime në Itali bëjnë me dije se palët janë ende larg.