Skuadra italiane, Napoli dhe skuadra belge, Genk, janë ndarë në paqe duke barazuar me rezultat 0-0, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Ndeshja ishte e barabartë gjatë 90 minutave. Dy skuadrat arritën t’i krijojnë rastet e tyre. Genk në ndeshjen e parë ka pësuar humbje të thellë prej 6:2 nga Salzburg, ndërsa Napoli ka mposhtur Liverpoolin.
Ndërkaq, në takimin tjetër ndërmjet, Pragua dhe Dortmundit dueli u zhvillua me tensione të shumta ku edhe kishte gola. Kjo sfidë përfundoi në 0:2 në favor të skuadrës gjerman, ku golat u shënuan nga mbrojtësi, Hakimi në minutën e 35’të dhe 90’të. Pra, takimi Prague – Dortmund u mbyll në 0:2.