Napoli dhe Interi kanë ndarë pikët në xhiron e nëntë në Serie A pasi barazuan 0:0 në ndeshjen që u zhvillua në “San Paolo”.
Dyja skuadrat dhuruan spektakël me raste të shumta, por nuk arritën t’i tundin rrjetat, duke marrë në fund vetëm nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Napoli mban kryesimin në Serie A me 25 pikë, teksa Interi renditet në pozitën e dytë me 23 pikë, katër më shumë se Juventusi që të dielën përballet me Udinesen.