Diego Armando Maradona Junior është tërbuar fare. Si tifoz i Napolit, djali i “Pibe de Oro” përdori Instagramin për të komentuar një episod gjatë ndeshjes kundër Cagliari, në stadiumin që mban emrin e babait të tij.
“E vërteta është… Unë u dashurova me një sport të gabuar”, lexojmë në një “story” të këtij rrjeti social. – Një mafie e quajtur futboll!”
Djali i legjendës së futbollit argjentinas tregon arsyet e tërbimit të tij në “story” tjetër të postuar në Instagram. Është minuta e 54-t, Napoli po fiton 1-0 dhe Fabbri anulon një gol të Osimhen.
Sipas gjyqtarit, sulmuesi i Napolit kishte bërë faull ndaj Godin. As Mazzoleni në VAR nuk ndërhyri dhe Napoli u penalizua, sepse ndeshja u mbyll 1-1.
Edhe Maradona Jr, si Gattuso, nuk përmbahet dhe ndan videon e episodit. “Çfarë turpi, mamma mia”, – lexohet në mbishkrimin përkatës.