Napoli ka arritur marrëveshjen me Joseph Ilicic për transferimin e tij tek nënkampionët e Italisë sezonin e ardhshëm. Tani pritet që të arrihet marrëveshja me Atanatan dhe do të kryhet edhe zyrtarizimi.
“Sky Sport” ka bërë me dije se Napoli dhe lojtari kanë rënë dakord për të firmosur kontratë 3-vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon. Tani pritet që të përfundojë java e fundit e kampionatit, ku Atalanta do të sqarojë të ardhmen e saj, nëse do jetë ose jo në Champions League sezonin e ardhshëm dhe më pas presidentin Percassi do të vendosë për strategjinë e merkatos.
Ka qenë trajneri Ancelotti që ka kërkuar sulmuesin 31-vjeçar dhe për të Aurelio De Laurentis është i gatshëm të paguajë deri në 12 milionë euro, teksa në marrëveshje mund të futen edhe shërbimet e Roberto Inglese.