Një fëmijë vetëm 11 vjeç dhe prindërit e tij kanë humbur jetën tragjikisht në Napoli të Italisë, pasi kanë rënë në kraterin e një vullkani. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të ndaluar në Solfatara pranë Napolit ku ishte futur fillimisht djali 11-vjeçar.
Prindërit kishin nxituan për ta shpëtuar, por fatkeqësisht krateri u shemb dhe të tre kanë rënë në një gropë të thellë duke humbur jetën. E gjithë skena e tmerrshme është zhvilluar në sytë e djalit tjetër 7-vjeçar të familjes, që fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.
Vullkani në Solfatara është një nga vullkanet e panumërt në perëndim të Napolit dhe njihet për numrin e madh të turistëve që e vizitojnë. Vullkan i fjetur që shpërtheu për herë të fundit më 1198, ka një krater të cekët dhe është i njohur për tymin sulfurik dhe emetimet e avullit.