Nis një kapitull i ri në lidhje me blerjen nga Cardiff City të Emiliano Sallas, sulmuesit argjentinas që u zhduk mbrëmjen e 21 janarit në një aksident ajror ndërsa po fluturonte në kanalin e La Manshit, për të mbërritur në kryeqendrën e Uellsit, ku do të niste aventurën me skuadrën e tij të re.
Klubi i Nantes ka bërë të ditur se i është drejtuar FIFA-s për të marrë këstin e parë (6 milionë euro) nga klubi uellsian nga 17 milionë në total që u shit argjentinasi.
Të mërkurën e shkuar Cardiffi kishte marrë një paralajmërim për shlyerjen e këstit të parë, por me përfundimin e afatit Nantes i është drejtuar FIFA-s.
Cardiffi ka mbajtur një qëndrim të tillë pro respektimit të marrëveshjes, por pret përfundimin e hetimeve para se të nisë shlyerjen e detyrimeve.