Namazi i bajramit është vaxhib, detyrim individual fetar. Bajrami fillon kur te ngrihet dielli në gjatësi të një apo dy shtizave e deri në zeval (kur dielli është në mes të qiellit). Në bajram nuk ka as ezan as ikamet. Falen dy reqate. Dijetarët hanefijë pohojnë se në reqatin e parë, para El-Fatihasë dhe sures, lexohen tre tekbire, ndërsa në reqatin e dytë, pas leximit të El-Fatihasë dhe sures, lexohen tre tekbire, duke i ngritur duart deri te laprat e veshit.
Hutbja e Bajramit
Ibn Abbasi transmeton se hutbja e namazit të bajramit bëhet pas namazit të bajramit. Ai thotë: “Kam marrë pjesë në namaze të bajramit me Pejgamberin, Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin dhe të gjithë e falnin namazin para hutbes.” (Buhariu). Hutbja duhet të jetë e shkurtër, përmbajtësore, udhëzuese dhe mbi të gjitha aktuale. Thjesht, hutbja duhet të jetë program javor për besimtarin në aspektin besimor dhe praktiohet.
Urimet e bajramit
Nuk kemi ndonjë mënyrë të saktësuar se si bëhet urimi nga vetë Muhammedi a.s., por sahanët kanë transmetuar se njëri tjetrit ia uronin me fjalët “Tekabbelall-llahu mina ve minkum!”, që domethënë: “Allah e pranoftë nga ne dhe nga ju!” (Hadithi është hasen, si e ka cek Ibn Haxheri në Fet’hul-Bari). Te ne praktikohen disa mënyra urimi: Me fat bajramin, Për hajr bajramin, Urime bajramin, Bajram mubarek olsun etj.
Urimi i bajramit lejohet edhe nga dijetarë të tjerë, por nuk ekziston ndonjë formë. Ajo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, duke pasur kujdes që formulimet mos të përmbajnë fjalë apo fjali që dëmtojnë besimin islam.