Radja nuk i ka punët mirë me alkool dhe si rrjedhojë as me autoritetet belge. Mesfushori i Romës është zënë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit të martën pas ndeshjes kundër Arabisë Saudite – dhe është dënuar me ndalim të vozitjes për një muaj dhe 1600 euro gjobë trafiku. Nainggolan njihet për shpirtin e tij argëtues dhe dëshirën e tij për të pirë alkool. Ka edhe fakte të tjera që ai është përballë me gjoba të tilla.
Fakti i parë është shumë i afërt dhe vije pas ndeshjes në mes të Belgjikës dhe Greqisë, pothuajse një vit më parë. Nainggolan kishte rezultuar pozitivë në alkool duke vozitur në Audinë e tij A1, dhe ishte parë me një sërë femrash në klubin Sint Niklase Exo. Mesfushori i Romës ka shumë histori të tilla. Ai dhe shokët e tij janë parë shpesh tërë natën zgjuar duke pirë dhe vozitur nën ndikimin e alkoolit.