Radja Nainggolan kthehet të sulmojë klubin e Juventus. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mesfushori belg është në makinë bashkë me disa tifozë dhe flet pa e ditur se po regjistrohet. “Kam refuzuar oferta të rëndësishme. Mund të largohesha, se çfarë më intereson mua kur shajnë klubin, por unë jam kundër Juventus që kur kam lindur. Edhe kur isha te Cagliari e urreja këtë skuadër.” – tha pa doreza futbollisti i Romës. Më pas, Nainggolan vazhdon: “Jepja gjithçka kur luaja me ta kundër Cagliari. Asnjëherë nuk humba në “Juventus Stadium’ kur luaja me Cagliari. I urrej sepse fitojnë gjithmonë me një penallti ose goditje dënimi. Kam ardhur te Roma sepse doja të fitoja diçka kundër Juventus. Nëse nuk fitojmë titullin do të fitojmë Kupën e Italisë.” Mesfushori belg ka vazhduar monologun e tij: “Mendoj se do t’i fitojmë të dyja ndeshjet kundër Lazio në Kupën e Italisë. Do të ishte e shkëlqyer për sezonin tonë.” Në momentin që tifozi i thotë: “qëndro te Roma dhe do të bëhesh si Totti,” Naingolan përgjigjet: “Mua nuk më rr… fare të jem si Totti.”