Galatasaray ka fituar një ndeshje tepër të rëndësishme sa i përket garës për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga mjeshtri Fatih Tehrim mundi 2-0 Besiktasin në derbin e Stambollit, me një klimë të pabesueshme dhe mes zjarrit, koreografive dhe entuziazmit të tifozerisë.
Onjekuru realizoi në minutën e 44-të, ndërsa pas pushimit ishte Fernando ai që dyfishoi dhe i dha 3 pikë skuadrës së tij. Me këtë sukses, Galatasaray është në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa ka dhe Bashaksehir, por udhëheq falë golavarazhit më të mirë.
Kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, por sfida vendimtare do të jetë ajo direkte.
https://www.youtube.com/watch?v=3slTYxswsFs