Shkup, 12 mars – Me rritjen e fundit të çmimit të derivateve të naftës, si duket po merr fund trendi i uljes së naftës, i cili në vazhdimësi deri 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, çmimet shënonin ulje pothuajse për 10 për qind, shkruan gazeta KOHA. Në javën e parë të muajit dhjetor të vitit të kaluar, një litër naftë në pompat e karburantit, blihej me çmim për 57 denarë, ndërsa një litër naftë kushtonte 44 denarë. Ndërkohë, me vendimin e fundit për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE), i sjellë me datë 6 mars të kij viti, një litër benzinë tani shitet më çmimi prej 65 denarë, ndërsa për një litër naftë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)