Londër, 28 korrik – Në tregjet ndërkombëtare sot çmimi i naftës u rrit në 75 dollarë për barelë, në prag të raportit nga i cili pritet të tregojë rënie të rezervave amerikane mbi pritjet.
Në tregun londinez çmimi për barelë në lidhje me mbylljen paraprake u mbyll për 23 stërlina dhe arrinte 74,71 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, bareli “u rrit” për 33 stërlina, në 71,98 dollarë.
Rezervat amerikane të naftës së papërpunuar ranë mbi vlerësimet e analistëve për 4,7 milion barela, kuptojnë mediat britanike prej dy burimeve të tregut, që u referohen të dhënave nga Instituti amerikan i naftës.
Të dhënat zyrtare të Qeverisë amerikane do të publikohen më vonë, gjatë ditës.
Çmimet e naftës këtë vit u rritën për 44 për qind, për shkak të mbështetjes nga rimëkëmbja e kërkesës dhe zvogëlimi i ofertës së Organizatës të vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatët e tyre, më të njohur si OPEK+.
OPEK + u pajtua nga gushti ta rrisë furnizimin ditor në tregjet botërore për 400.000 barela dhe plotësisht t’i zvogëlojë zvogëlimet rekorde të viteve të kaluara, por disa analistë thonë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme sepse presin këtë vit kërkesa të kthehet në të vjetrën.
Megjithatë, numër gjithnjë e më i madh i rasteve me koronavirus përreth botës, edhe krahas programeve për vaksinim, e kufizojnë rritjen dhe vazhdojnë të shqetësohen për tregun.