Rafael Nadal, finalisti i grand slam të Australian Opern dy javë më parë, ka treguar se sporti tjetër i tij i preferuar është golfi. Disiplinë sportive të cilën ai e praktikon shpesh kur është pushim.
Gjatë një interviste për “Marca”, numri 2 në botë nuk e fsheh admirimin që ka për golfistin amerikan Tiger Woods. Nadal mendon se golfisti mund të rikthehet sërish numri 1 në botë, ashtu sikurse edhe vetë tenisti spanjoll, pak kohë më parë.
“Tiger është një nga sportistët që e admiroj më shumë se këdo tjetër. Për ta parë duke luajtur qëndroj zgjuar gjithë natën, pasi më pëlqen mënyra se si luan, ka një talent të jashtëzakonshëm”, u shpreh Nadal.
“E admiroj mënyrën se si përgatitet për lojën është një frymëzim për mua. Ka kaluar shumë situate të vështira, por ka reaguar mirë dhe është rikthyer protagonist. Jeta e tij është e jashtëzakonshme, ndaj argëtohem duke e parë duke luajtur”, tha Nadal.