Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është treguar i madh gjatë ndeshjes ndaj Stefanos Tsitsipas në kuadër të finaleve të ATP.
Të dy tenistët u përkujdesën në ofrimin e një ndeshje ngazëlluese me spanjollin që doli fitimtar në fund të takimit.
Nadal triumfoi falë lojës më të mirë me setet që përfunduan me rezultat 6:4, 4:6 dhe 6:2.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi tenisti spanjoll ka ‘vjedhur’ spektaklin me një lëvizje magjike të tij në ndeshjen ndaj Tsitsipas.
Nadal i kthyer me shpinë nga kundërshtar arriti t’ia kthejë një top grekut dhe t’ia fitojë poenin në mënyrë mjeshtërore.
Pure artistry 😍@RafaelNadal #NittoATPFinals pic.twitter.com/E2sNGlq3lR
— Tennis TV (@TennisTV) November 20, 2020