Kampioni aktual, Rafael Nadal, është tërhequr nga pjesëmarrja në turneun US Open sivjet, pas shqetësimeve për koronavirus. Katër-herë kampioni ka vendosur të mos udhëtojë drejt Amerikës pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19.
“Pas shumë mendimeve, kam vendosur të mos luaj në edicionin e sivjetmë të US Openit. Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me COVID-19 po rriten, dhe duket se nuk e kemi kontrollin”, ka shkruar Nadal në një njoftim.
“Ky është një vendim që s’kam dashur ta marrë, por kam vendosur të ndjekë zemrën time këtë herë”, deklaroi Nadal. Kalendari i 2020-s në tenis ka ndryshuar ndjeshëm si pasojë e pandemisë.