Nadal, në krye të klasifikimit ATP pas 3 vitesh

Pas dicka më shumë se 3 viteve, Rafael Nadal do të jetë sërish numri 1 i Botës në tenis. 21 Gusht 2017-të, është kjo data në të cilën spanjolli do të ngjitet përsëri në majën më të lartë të klasifikimit Botëror, Atp, aty ku mungon që nga 6 Korriku i vitit 2014. Përjashto ndonjë surprizë do të jënë Rafa Nadal dhe Roger Federer dy tenistët që do të luftojnë për vendin e parë të renditjes deri në fund të këtij viti kalendarik, kjo edhe për faktin se britaniku Andy Murray po has shumë probleme ndërsa serbi Novak Djokovic ka komunikuar tërheqjen e parakohshme nga ky sezon.

Pas një sezoni fantastik deri tani të cilin e ka kurorëzuar me suksesin në Roland Garros, Nadal do të jetë sërish numri 1 me shpresën për të mos e humbur me këtë pozicion edhe pse Roger Federer është aty i aftë për ta vënë në vështirësi tenistin nga Mallorca dhe për ti rrëmbyer  kreun. Zvicerani tashmë 36-vjecar ka ndërrmarrë një pauzë të shkurtër dhe pas finales së humbur ndaj Zverev në Montreal, Roger Federer ka vendosur të tërhiqet nga Mastersi 1000 pikësh i Cincinattit.

Një stop i detyruar ky për tenstin helvet i cili vuan ende disa probleme në shpinë. Periudha e pushimit do ta ndihmojë Federer-in të rikuperohet plotësisht dhe të jetë 100% gati për grand-slamin e fundit të vitit, Us Open, turne që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Neë York.