Rafael Nadal e ka fituar ndeshjen kundër Nick Kyrgios 3:1 në sete (6-3, 3-6, 7-6, 7-6). Tenisti spanjoll triumfoi në një ndeshje mjaft të vështirë dhe të lodhshme, por që në fund ia doli të gëzohej.
Nadal në çerekfinale do të ndeshet me tenistin numër pesë në botë, Dominic Thiem dhe do tentojë të fitojë Grand Slam numër 20, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Kujtojmë se ai është fitues i Australia Open në vitin 2009.
Tenisti numër një në botë gjithashtu i dedikoi këtë fitore Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter.