Tenisti Rafael Nadal do të debutojë nesër në raundin e dytë të turneut të Pekinit, por spanjolli është shprehur i shqetësuar për situatën në Barcelonë, duke shtuar se nuk është aspak i qenë psikologjikisht, duke parë ngjarjet e orëve të fundit. “Jam i trishtuar dhe, njëkohësisht, i shqetësuar për ato që po ndodhin në Katalunja. Shoh se e gjithë shoqëria në Spanjë është e mërzitur nga ato pamje. Më vjen për të qarë kur shoh ato akte dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për botën, pasi duhet dialog. Mendoj se po japim një imazh negativ”, tha Nadal.
Më tej, tenisti spanjoll, numri 1 në botë, shpreson të bëjë një paraqitje të mirë në turneun e Pekinit, ku do të nisë aventurën për të mbrojtur kreun e renditjes, ku rivaliteti ka për të qenë i madh. “Unë jam gati, jam përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe kam rikuperuar pas turneut të “Laver Cup” ku u argëtuam të gjithë së bashku. Tani është koha për të luajtur seriozisht dhe për të mbrojtur kreun. Shpresoj të jem i qetë, pasi imazhet e Barcelonës më kanë shqetësuar shumë”, deklaroi sot për mediat kineze tenisti spanjoll Rafael Nadal.