Tenisti spanjoll Rafael Nadal është duke ecur me hapa gjigandë jo vetëm në fushat e tenisit por edhe në botën e biznesit, ndërkohë që pasuria e tij mendohet se e kalon shifrën e 200 milionë eurove.
Numri 2 në botë për meshkuj, që aktualisht nuk luan për shkak të një dëmtimi, kohët e fundit ka bërë disa investime në fusha të ndryshe. Ai është bërë një nga pronarët e një pastiçerie zvicerane në sheshin Rossio, në Lisbonë (Portugali). Kjo nuk është vetëm një pastiçeri, por një investim gjigant, për një qendër komerciale dhe hoteleri në Lisbonë, pasi investimi arrin një shifër prej 62 milionë eurosh, në një sipërfaqe 12 mijë metrash katrorë.
Përveç këtij investimi, tenisti spanjoll ka nisur një seri restorantesh me emrin “Tatel” në Spanjë dhe Amerikë, si dhe ka blerë një pallat në Madrid, ndërkohë që prej një viti ka çelur akademinë e tij të tenisit në Monacor, në vendlindjen e tij me vlerë 13 milionë euro. Ndërsa në maj, pritet që në Meksikë të hapë dy qendra sportive, të cilat do të mbajnë emrin e tij.