Në këto ditë është duke u zhvilluar një nga turnetë më prestigjioz të tenisit, Australia Open. Ndërkohë, nuk kanë munguar as episodet e veçanta, teksa një prej tyre u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes numrit një të botës Rafael Nadal dhe argjentinasit Delbonis.
Në një moment gjatë setit të tretë, spanjolli provoi të kthente një top të vështirë por në mënyrë të pavullnetshme, 33-vjeçari godit një nga vajzat që kujdesen për të mbledhur topat. Tenisti spanjoll menjëherë kërkoi falje, ndërsa iu afrua vajzës për ta parë nëse ishte dëmtuar.
Për fat të mirë goditja nuk kishte shkaktuar asnjë problem, ndërsa Nadal i dhuroi vajzës edhe një puthje. Ndërkaq, Nadal e fitoi sfidën 3-0 duke u kualifikuar për në raundin e 1/16 në Australia Open.