Rogjer Federer do të debutojë nesër në turneun e Bazelit, në turneun e shtëpisë, teksa në raundin e dytë do të luajë ndaj amerikanit Frances Tifoe. “Ndihem mirë fizikisht dhe jam stërvitur mirë. Dua të bëj një paraqitje të mirë në turneun e shtëpisë, para publikut tim. Asnjëherë nuk është e lehtë kur kalon nga një turne në tjetrin, pasi çdo sipërfaqe ka veçoritë e saj. Por nuk jam i lodhur dhe jam gati për këtë sfidë të radhës, ku synoj fitoren”, u shpreh Federer për mediat. Zvicerani ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit dhe para tij është vetëm Rafael Nadal, miku e rivali i tij i përjetshëm dhe në rast se do të fitojë në Bazel, do ta ngushtojë në 1,460 pikë diferencën. “Numri 1 në botë nuk është për momentin prioritet për mua, pasi jam larg atij objektivi. Unë synoj të fitoj në Bazel e më pas në Londër, në finalet e Çampionship, se çfarë do të ndodhë më pas të shohim. Nadal e ka merituar atë kryesim dhe për mua do të jetë e vështirë ta kaloj”, tha Federer.