Rafael Nadal, tenisti i njohur spanjoll, dëshiron që në të ardhmen të bëhet president i skuadrës së Real Madridit. Por, tenisti i njohur mendon se Los Blancos për momentin e kanë një superpresident. “Nëse ju më pyesni nëse unë do të doja të bëhem president i Reali? Sigurisht që po, pse jo?” ka deklaruar Nadal për El Mundo, përcjell Express. “Ne kemi një president të madh tani dhe unë nuk mendoj se Real Madrid ka nevojë për mua, por ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka theksuar ai