Pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës “Davis”, turneu i ekipeve kombëtare për meshkuj në tenis, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka publikuar renditjen përfundimtare të tenistëve për vitin 2017. Asnjë ndryshim në klasifikimin e “top-5” tenistëve më të mirë në të dyja kategoritë, me Rafael Nadal dhe Simona Halep që kryesojnë klasifikimin. Spanjolli ka 1,000 pikë avantazh karshi Federer dhe të dy janë shumë të shkëputur nga rivalët. Ndërsa te femrat situata është më e bukur, pasi tenistet që renditen në 5 vendet e para janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe situata mund të ndryshojë që në turnetë e parë të 2018-ës.
Renditja – “Top 5” meshkuj
1-Rafael Nadal (Spanjë), 10,645 pikë
2-Rogjer Federer (Zvicër), 9.605 pikë
3-Grigor Dimitrov (Bullgari), 5,150 pikë
4-Aleksander Zverev (Gjermani), 4,610 pikë
5-Dominik Thiem (Austri), 4,015 pikë
Renditja – “Top 5” femra
1-Simona Halep (Rumani), 6,175 pikë
2-Garbine Muguruza (Spanjë), 6,135 pikë
3-Karoline Vozniacki (Danimarkë), 6,015 pikë
4-Karolina Pliskova (Republika Çeke), 5,730 pikë
5-Venus Uilliams (Amerikë), 5,597 pikë