Pasi jemi në prag të finales në Australian Open mes Rafael Nadal dhe Roger Federer, mediat kanë filluar rikthejnë në skenë gjëra të ndryshme nga karriera e dy tenistëve. Nadal është tifoz i madh i Real Madridit dhe nisur nga kjo në vitin 2012, ai dhe Cristiano Ronaldo, ishin pjesë e një reklame nga Nike. Të dy lojtarët provuan forcat e tyre në një fushë të tenisit dhe kjo reklamë cilësohet si një nga më të mirat në botën e tenisit. Ky projekt në qendër kishte reklamimin e këpucëve sportive ‘Mercurial Vapor VIII’, ndërsa më poshtë keni reklamën e plotë.