Një udhëheqës i partisë anti-emigracion në Gjermani ka deklaruar se ka hequr dorë nga shpërndarja e posterave me sloganin: “Islami nuk përputhet me kuzhinën tonë”, në të cilët postera ishte shfaqur një derr në një fushë bari. Aleksandër Gauland, një nga alternativat nacionaliste për kandidatët kryesorë të Gjermanisë në zgjedhjet e 24 shtatorit, thotë se posteri është “i papërdorshëm”. Megjithatë, partia AfD ka filluar një fushatë të re anti-Islam, duke shpërndarë postera me dy gra në bikini dhe me sloganin: “Burka? Më pëlqejnë bikinit”. Sipas gazetërs Bild, Gualand ka deklaruar se posteri i mëparshëm me derrin nuk kishte ‘të bënte me Islamin, por ishte për kujdesin ndaj kafshës që gjermanët e pëlqejnë’. “Fushata e posterave me derra s’ka të bëjë me Islamin, kështu që mos u merrni me të”, citohet të ketë thanë ai. Sipas sondazheve të fundit në Gjermani, partia AfD ka arritur të mbledhë vetëm 8 për qind mbështetje për zgjedhjet që priten të mbahen në shtator.