Uashington, 15 shkurt – Ajo që shumë personave mundet me të drejtë t’iu duket si zgjidhje e vogël, vendimi për ndryshim të emrit nga “Maqedonia” në “Maqedoninë e Veriut” ka përfshirë kontest njëzet e shtatë vjeçar për emrin mes Shkupit dhe Athinës. Në zemrën e këtij kontesti janë shtruar pyetjet e historisë moderne evropiane, nacionalizmit dhe marrëdhënieve të vështira ndërfqinjësore, shkruan revista prestigjioze amerikane “Nacional Interest”, transmeton Koha.
Kontesti për emrin mes Shkupit dhe Athinës përfshinte pothuajse tre dekada konfrontime dhe ka qenë i ngarkuar emocionalisht tek dy palët, i cili rezultoi me veto nga pala greke, me të cilën i bllokoi integrimet euroatlantike të Maqedonisë. Edhe krahas pasojave negative rreth stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë, kontesti, nga ana tjetër, u tregua i dobishëm për politikanët e korruptuar në vend, të cilët i kanë përdorur si viktima për mungesën e reformave dhe pretekst për zhvillimin e dobët, publikon revista për interes nacional, e themeluar nga presidenti Riçard Nikson.
Situata u ndërrua nga fund i vitit 2016, pas fitores bindëse të koalicionit kundër kryeministrit të deriatëhershëm Nikolla Gruevski, kur kryetari i ri i Qeverisë, Zoran Zaev premtoi erë të re për politikën e Maqedonisë, të bazuar në marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim euroatlantik. Si rezultat i kësaj, marrëveshja e re për kontestin me emrin mes Shkupit dhe Athinës është arritur në qershor të vitit 2018 në bregun e Liqenit të Prespës, me emër simbolik “Marrëveshja e Prespës”. Dokumenti prej 19 faqeve e shënoi fillimin e fundit të kontestit. Për implementim të plotë nevojiten hapa akoma më të mëdha”, theksohet në tekst.
Disa muajt e fundit nuk u treguan të lehta për Athinën dhe Shkupin. Kompromisi paraqet një nga më të mrekullueshmit në erën aktuale. Kundrejt të gjitha gjasave, për Ballkanin shënohet faqe e re. Siç tha kryeministri grek Aleksis Cipras “urrejtja e nacioanalizmit, kontesti dhe konflikti do të zëvendësohen me miqësi, paqe dhe bashkëpunim”.
Në kohën kur politika evropiane riformohet me ringjalljen e nacionalizmit dhe pakënaqësisë publike, të nxitura nga kriza e Eurozonës në vitin 2018 dhe valët masive emigruese 2015-2016, duket se politikanët evropiane mund të mësojnë disa leksione për vizionin politik të Ballkanit. Derisa ngushtohet qendra politike dhe kryengritja radikale flet për nevojën që politikanët t’i kuptojnë nevojat e popullit, liderët duhet të tregojnë lidership me vizion, e jo të bëhen pre e politikës moderne, angazhimi i së cilës udhëhiqet nga druajtjet e elektoratit, duke u bërë thjeshtë ithtarë të mendimit publik. Leksioni që vjen nga Ballkani është se koha dhe vizioni strategjik janë gjithçka. Tani Cipras dhe Zaev janë emëruar që të marrin Çmimin Nobel, sipas shembullit të BE-së në vitin 2012, publikon “Nacional Interest”.
Marrëveshja e Prespës duhet të përdoret si precedent për atë se si problemet dhe kontestet duhet të zgjidhen në Ballkan. Ekzistojnë tensione dhe konteste emocionale, të cilat duhet të zgjidhen urgjentisht, duke filluar nga më urgjenti – mes Kosovës dhe Serbisë.
Anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në NATO, për çka është pritur nga viti 1999, e vendos vendin nën mburojën e stabilitetit dhe sigurisë, në një rajon ku ende ka xhepa të pasigurisë. Gjithashtu paraqet sinjal të fuqishëm se modeli joshës i Perëndimit është i fuqishëm dhe i pandryshuar për Ballkanin, i aftë që të garojë me vlerat dhe prosperitetin demokratik që i ofron bashkësia transatlantike. Rusia, edhe pse nuk ka strategji koherente drejt rajonit, e ka rritur praninë e saj si oportuniste e Ballkanit, si pjesë e lojës më të madhe gjeopolitike dhe përzierjen në interesat e Perëndimit. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO mund të vlerësohet si mossukses i Rusisë edhe krahas asaj që ajo përzihej në procesin e ndryshimit të emrit, duke shpresuar se do ta pengojë këtë rezultat, ngjashëm me atë që ndodhi me Malin e Zi para një viti. Anëtarja e re e NATO-s në Ballkan është kyçe për stabilizimin e rajonit, përforcimin e Perëndimit të Ballkanit dhe menaxhimin me ndikimet malinje të aktorëve të tretë.
Në kontekst të pasigurisë së madhe, udhëheqësitë e SHBA-së dhe BE-së (kryesisht Gjermania) treguan se në Ballkan mund të paraqiten ndryshime pozitive dhe se angazhimi i drejtpërdrejt dhe i qëndrueshëm ia vlejti, që do të sjellë deri në stabilitet dhe integrim më të madh rajonal.
Fundi i kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës është fitore për NATO-n, por edhe për Bashkimin Evropian. Anëtarësimi në NATO duhet të ndiqet nga shpërblimi tjetër – anëtarësimi në BE. Siç na tregon historia e para pak kohësh e Evropës pas Luftës së Ftohtë, anëtarësimi në aleancën politike-ushtarake të NATO-s shpesh herë ishte shoqëruar me anëtarësim në lidhjen ekonomike dhe politike të Bashkimit Evropian, theksohet në shkrimin.
Samiti i ardhshëm i Këshillit të Evropës, në të cilin do të bisedohet edhe për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, nuk duhet ta përsërisë gabimin e viteve të fundit dhe ta lëshojë mundësinë që ta lëvizë procesin e zgjerimit në nivelin e merituar politik nga niveli i tanishëm teknik. Kjo është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin e Evropës të cilat mund ta ndryshojnë optimizmin e tanishëm për të ardhmen e Ballkanit. Nënkuptohet se barra më e madhe për ndërmarrjen e reformave serioze politike dhe ekonomike bazohet në liderët dhe qeveritë në rajon. Ata duhet të veprojnë shumë shpejt që të kenë shanse reale për sukses, përfundon autori i tekstit i publikuar në “Nacional Interest”. (koha.mk)