Shkup, 2 prill – E hëna, 9 prill, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Sipas Ligjit për festa të RM-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 21/98 dhe 19/07), 9 prill 2018 (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, kumtoi MPPS.
Paraprakisht MPPS informon se sipas Ligjit për festa, 6 prilli 2018, E Premtja e Madhe, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e madhe të Pashkëve.