Madrid, 27 shkurt – Asnjëri nga 700 mysafirët e mbetur në hotelin e Ishujve Kanarie, i cili ishte vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit të ri, nuk kanë treguar simptome të sëmundjes. Rreth 130 mysafirë tani mundet ta lëshojnë hotelin, deklaroi zëdhënësi i qeverisë rajonale.
Mysafirët e hotelit “H10 Kosta Adehe Palas” në Tenerife kanë kaluar tre ditë në izolim pasi virusi ishte vërejtur te katër turistë italianë.(koha.mk)