Kërçovë, 17 mars – Myftinia e Kërçovës ka ndërmarrë masa konkrete për mbrojtje nga koronavirusi. Fillimisht i kanë dezinfektuar zyrat e Myftisë në Kërçovë, ndërsa më pas kanë dërguar informacion dhe u kanë bërë apel të gjitha xhamive t’i dezinfektojnë objektet dhe rregullisht ta mirëmbajnë higjienën.
Sot u bë dezinfektimi i objektit në Myftinë në Kërçovë, gjithashtu edhe disa xhami kanë bërë dezinfektimin përkatës të hapësirave të tyre, kumtoi Myftinia.
“Myftinia në Kërçovë bën apel dhe thirrje të gjitha xhamive të këtij rajoni rregullisht të mirëmbahet higjiena dhe sipas mundësive të bëhet dezinfektim i përshtatshëm, nëse nuk është bërë akoma. E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe ta tejkalojmë këtë situatë pa probleme dhe me lehtësi”, thuhet në apelin e Myftinisë.