Një ndeshje luajtur sot në NBA, ku ekipi i Phoenix mposhti me lehtësi 123-98 Denver në gjysmëfinalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit. Një sfidë e dominuar nga vendasit, që udhëheqin 2-0 serinë e takimeve.
Nikola Jokic, fitues një ditë më parë i trofeut MVP të sezonit të rregullt, realizoi 24 pikë e 13 rebound për Denver, por që s’mjaftuan.
Kolektiviteti i Phoenix bëri diferencën, teksa të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off
Philadelphia – Atlanta, (1-1)
Brooklyn – Milwaukee, (2-0)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off
Utah Jazz – Clippers, (1-0)
Phoenix – Denver, 123-98 (1-0)