(ITSHKSH përmbyll vizitën në Izrael)
Dr. Skender Asani e informoi gazetën KOHA se ITSHKSH do të nënshkruaj një protokoll bashkëpunimi me këtë Muze, duke thelluar njohuritë dhe të arriturat më të reja shkencore mbi zbardhjen e historisë së kalvarit të vuajtjeve e përvojave gjenocidale nëpër të cilat kaluan hebrenjtë
Një Shkup, 11 dhjetor – Izraeli që nga Lufta e Dytë Botërore ka zhvilluar një kulturë të posaçme të mos-harrimit të krimeve që janë bërë ndaj popullit hebre. Për këtë qëllim është ngritur edhe Instituti Ndërkombëtar për Studime të Holokaustit – Massuah, i krijuar për të memorizuar gjithçka që ka të bëjë me Holokaustin, duke e bërë këtë pjesë të kujtesës kolektive të shoqërisë izraelite dhe më gjerë.
Mbi rëndësinë e këtij Muzeu, sot janë njoftuar edhe përfaqësuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të cilët në përmbyllje të qëndrimit në Izrael ishin mysafir të Instituti Ndërkombëtar për Studime të Holokaustit – Massuah.
Dr. Skender Asani e informoi gazetën KOHA se ITSHKSH do të nënshkruaj një protokoll bashkëpunimi me këtë Muze, duke thelluar njohuritë dhe të arriturat më të reja shkencore mbi zbardhjen e historisë së kalvarit të vuajtjeve e përvojave gjenocidale nëpër të cilat kaluan hebrenjtë.
Përveç tjerash ky është edhe një mësim për gjithë popujt e shkelur se si të sillen ndaj pushtuesve dhe atyre që kanë bërë gjenocid, në mënyrë që krimet jo vetëm të denoncohen, por ato edhe të dokumentohen.
Sipas dr. Asanit, kështu ka vepruar edhe Instituti Ndërkombëtar për Studime të Holokaustit – Massuah në Tel Aviv, i cili rreth vetes ka mbledhur sociologë, psikologë, historianë të cilët intervistojnë të gjithë ata që kanë mbijetuar krimet naziste gjatë Luftës së dytë Botërore.
Ai na njoftoi se Instituti Massuah përfshin një shkollë qendrore, ekspozita të përhershme, qendra multimedia, arkiva, salla konferencash, konvikte dhe një amfiteatër. (koha.mk)