Muzeu Kombëtar në Pragë me ekspozitë maskash si simbol solidariteti

27

Muzeu Kombëtar në Pragë ka hapur një ekspozitë me maska të dizajnuara e të bëra vetë, që janë shndërruar trashmë në simbol të luftës kundër koronavirusit. Ekspozita e titulluar “Držíme spolu” (Ne qëndrojmë së bashku) është e hapur në ndërtesën historike të Muzeut, në fund të sheshit “Wenceslas”, në kryeqytetin çek.

Ekspozita me maska si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19 është hapur të hënën, në mënyrë të rastësishme në të njëjtën ditë kur Qeveria e Republikë së Çekisë më në fund lehtësoi masat e saj për mbajtje të maskave në publik. Sidoqoftë, vizitorët në Muzeun Kombëtar të Pragës ende do të mbajnë maska, pasi që ekspozita është në ambient të mbyllur.

Republika Çeke ishte në mesin e shteteve të para që e bënë përdorimin e maskave të detyrueshme. Mirëpo kur qeveria e mori këtë vendim, më 18 mars, maskat e realizuara në mënyrë industriale ishin të pakta dhe ishte gati e pamundur që t’i blije ato në treg.

Comments are closed.