Muzeu arkeologjik nënujor që ndodhet në Bodrum është muzeu i parë i këtij lloji në Turqi dhe në botë. Në vitin 2004 Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka përfshirë këtë muze në rrjetin e “muzeve kombëtare”. Në këtë muze ekspozohen objektet të arkeologjisë nënujore që janë gjetur afër Bodrumit dhe të qytetërimeve që janë zhvilluar gjatë historisë duke u ndërthurur me detin.
Në mesin e objekteve që ekspozohen në 14 salla të ndara ndodhen dhoma e varrit e Princeshës nga Karia (Kayralı Prenses), Qelqi i Fundosur dhe fundosjet nga epoka e bronzit, bizhuteritë historike, amforat dhe sarkofagët.
Në vitin 1995 muzeu arkeologjik nënujor i Bodrumit përfaqësoi Turqinë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Muzeut të Vitit që jepet nga Forumi Evropian i Muzeve, ku u pa i denjë për “Certifikatë të Lëvdatës së Veçantë” (Certificate of Special Commendation).