Mutu duhet t’i paguajë Chelseat 17 milionë euro

7

Gjykata Europiane e të Dejtave të njeriut i jep fund, pas një kalvari 14-vjeçar, procesit “Mutu-Chelsea”. Ish-futbollisti rumin, i cili në Itali ka luajtur edhe me Veronën,  Interin, Parmën, Juvetusin e Fiorentinën,  duhet të derdhë 17 milionë euro në arkat e klubit londinez si kompesim për dëmin që i ka shkaktuar.

I pezulluar që në vitin 2004, pak kohë pasi ishte blerë nga Parma (për 26 milionë euro), pasi rezultoi pozitiv për përdorimin e kokainës, Mutu ishte dënuar fillimisht me detyrimin për të dëmshpërblyer Chelsea-n, fillimisht nga FIFA e më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, në vitin 2009. Lojtari iu drejtua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që, në fakt, pas shqyrtimit të çështjes, nuk gjeti elementë të cënimit të të drejtave të njeriut, duke e konsideruar korrekt procesin e zhvilluar në KAS.

Mutu pretendonte se Gjykata e Arbotrazhit Sportiv nuk kishte qenë e paanshme në vendimin e saj, sepse një nga anëtarët e trupës gjykuese rezultonte të ishte ortak në një studio ligjore, e cila mbronte interesat e pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich. Mirëpo sipas Gjykatës Europiane, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të hedhur poshtë vendimin e KAS-it.

Comments are closed.