Mutacioni anglez është rrugës për “të përfshirë botën”

37

Varianti i koronavirusit i gjetur më së pari në Kent të Mbretërisë së Bashkuar mund të bëhet lloji dominues në botë, sipas parashikimit të shefes së programit të mbikëqyrjes gjenetike në Mbretërinë e Bashkuar. Prof. Sharon Peacock tha për BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe do të “përfshijë botën, me shumë gjasa”.

Varianti i Mbretërisë së Bashkuar tanimë është zbuluar në më shumë se 50 vende. Për herë të parë, varianti u zbulua në shtator 2020 në Anglinë Juglindore dhe përhapja e shpejtë në muajt në vijim u përmend si arsye për futjen e rregullave të reja të kufizimit të lëvizjes në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në Janar.

Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, edhe pse ndoshta jo aq mirë. Prof. Peacock shtoi ndër të tjera se vaksinat e miratuara për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar duket se funksionojnë mirë kundër varianteve ekzistuese në vend.