Jemi familjarizuar të gjithë tashmë me figurën e Saltbae dhe famën që ai ka pasur kohët e fundit. Restoranti i tij është kthyer në një trend për vipat, ndaj të gjithë po fillojnë ta vizitojnë. Pas Lionel Messit, Cristiano Ronaldos e shumë të tjerëve, së fundmi në restorantin e Nusretit ka qenë Shkodran Mustafi.
Ai ka publikuar një video me vetë Nusretin. Mustafi po i shijon pushimet verore me familjen e tij para se t’i bashkohet në korrik Arsenalit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Megjithatë, nuk dihet ende nëse shqiptari do të vazhdojë të qëndrojë në Londër.
Milani është duke u interesuar për 27-vjeçarin.
VIDEO