Pasi ka provuar të luajë në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Angli, Shkodran Mustafi pritet të kalojë në një kampionat krejtësisht të ri për mbrojtësin me origjinë shqiptare. E ardhmja e 27-vjeçarit mund të jetë në kampionatin francez, pasi Monaco ka shprehur interes për shërbimet e tij.
Mbrojtësi duket se nuk bën pjesë në planet e teknikut të Arsenal, Unai Emery, ndaj largimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të. “Topçinjtë” e vlersojnë mbrojtësin 30 milionë euro, ndërkohë që për momentin nuk ka ende një ofertë konkrete të klubit nga Principata. Shkodran Musafi u bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2016, pasi u largua nga Valencia.