Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qendërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër sa më të plotë për vazhdimësinë e sezonit. Kuqezinjtë do të jenë të vëmendshëm në merkaton e ardhshme për të shfrytëzuar të gjitha rastet dhe mundësitë që do t’u jepen.
Duke iu referuar portalit todofichajes.net, objektivi i ri i Milanit për mbrojtjen është Shkodran Mustafi. Mbrojtësi me orgjinë shqiptare ka refuzuar në disa raste rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe më shumë gjasa do të kërkojë të largohet që në janar, pasi kontrata i skadon në verën e vitit 2021. Duke pasur parasysh faktin që mund ta humbasë me parametër zero pas disa muajsh, në janar Arsenali mund ta lejojë futbollistin të largohet për një shifër prej rreth 6 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, mbrojtësi shqiptar, Mustafi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës. 28 vjeçari të dielën u inkuadrua për herë të parë që nga 18 korriku, pas një lëndimi muskulor që kishte pësuar. Kontrata aktuale e tij i skadon në verën e vitit tjetër, derisa ishte raportuar se një kontratë e re i është ofruar.
“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish”, ka thënë Mustafi, i cili kur është pyetur për kontratën e re ka shtuar se, “nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”.