Shkodran Mustafi ka thënë se nuk i duron humbjet dhe kjo është një element i rëndësishëm që e ndihmon gjatë ndeshjeve të futbollit. Me të në fushë, londinezët nuk e kanë humbur ende asnjë lojë. “Shpresoj të mbaj këtë statistikë deri në fund të sezonit. Për mua personalisht do të jetë e vështirë, por nuk i marr ndeshjet një nga një dhe përpiqem të jam maksimumin e të përmirësohem, pastaj rezultatet do të vijnë”, ka deklaruar Mustafi për Sky Sports, transmeton gazetametro.net. “Kur humbi, nganjëherë nuk shkoj fare në shtëpi dhe rri në hotel, sepse nuk dua ti dëgjoj të gjitha ato fjalë. Unë jam më i lumtur për të tjerët sesa për veten, që ende nuk kam humbur asnjë lojë”, tregon mbrojtësi shqiptar. “Kur u hyj një loje nuk mendoj për humbjen, jam aty për të fituar. Nëse bëj diçka, e bëj siç duhet. Jam futbollist dhe dua të përmirësohem dhe të fitoj ndeshjet, andaj e kam të vështirë nganjëherë kur humbas”, theksoi Mustafi. Në 22 paraqitje me Mustafin në përbërje, Arsenali ka fituar 16 dhe ka barazuar në 6 ndeshje. Të martën mbrëma Arsenali përballet me Watfordin, derisa në përbërje është kthyer edhe sulmuesi Danny Welbeck.