Unai Emery nuk është duke llogaritur në shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit. Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka hartuar një listë me lojtarët që do t’i largoj dhe mesin e tyre është edhe Mustafi. Ky i fundit mund të ndryshoj edhe ligën pasi që thuhet se do të transferohet te Juventusi. Sipas tribalfootball, shqiptari mund të shkëmbehet me Benedikt Hovedesin, i cili së fundi ka qenë i huazuar te Shalke 04. Mustafi 26-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon. Ai mbetet jashtë kombëtares gjermane për botërorin Rusia 2018 shkaku i paraqitjeve të dobëta me klubin anglez. Theksojmë se “Gunners” kanë paguar Valencian 41 milionë euro në vitin 2016 gjersa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021.