Shkodran Musta do të largohet nga Arsenal me të gjitha gjasat. Trajneri Emery e ka të qartë se mbrojtësi gjerman, me origjinë shqiptare nuk është i përshtatshëm për skuadrën e tij dhe prej kohësh ka qenë në pritje të ofertave.
Teksa klubi po kërkon blerës dhe pret oferta për Mustan, ka qenë vetë futbollisti që ka lëshuar një sinjal nga Instagrami.
24-vjeçari e ka hequr emërtimin “Lojtar i Arsenal”, si dhe në foton e tij nuk është më fanella me “Topçinjtë”, por një foto e tij personale.
Këto dy ndryshime të Mustat në këto ditë merkatoje, mediet në Angli i kanë konsideruar si një sinjal i qartë nga vetë mbrojtësi, që tashmë e tregon qartë se do e vijojë diku tjetër aventurën e tij.