Mustafi largohet nga Arsenali, shkon në Itali?

Futbollisti kosovar ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në “Emirates Stadium” dhe klubi londinez po mendon ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës. Krahas Granit Xhakës, edhe Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Futbollisti shqiptar nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Londër dhe tifozët e këtij klubi e duan largimin e tij. Mediat italiane ndërkohë shkruajnë se e ardhmja e përfaqësuesit gjerman do të jetë në Serie A. Interesim për ish-futbollistin Evertonit, Sampdorias e Valencias ka shprehur Milani.

“Rossoneri” po mendojnë për pasardhësin e Zapatas e Abates, që pritet të largohen, por edhe të Caldaras, të cilin nuk po e lënë rehat lëndimet. Andaj, “Tuttosport” shkruan se Mustafi mund t’i bashkohet Milanit ose në formë huazimi ose me blerje definitive.

Arsenali e kishte blerë futbollistin nga Valencia për afro 40 milionë euro, por Mustafi ka dështuar ta tregojë veten në Londër.