Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka njoftuar se qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Totenhemit që zhvillohet muajin tjetër, kanë raportuar të martën mediumet angleze. Mustafi u lëndua me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe i mungoi Arsenalit në humbjen e fundit nga Vatfordi (2:1). Dueli mes Arsenalit dhe Totenhemit, do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Emirates” në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë. “Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se mund të llogariti në të për duelin kundër Totenhemit”, ka deklaruar Venger. Mustafi 25-vjeçar, që vitin e shkuar iu bashkua Arsenalit nga Valencia, këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat.