Ditën e sotme Arsenali zhvilloi ndeshjen e parë miqësore, gjatë përgatitjeve para-sezonale.“Topçinjtë”, fituan me rezultatin e pastër 3-0, përballë kundërshtarëve të Kolorado Rapids. Kapiteni i skuadrës angleze në këtë ndeshje, ishte Shkodran Mustafi, dhe deri këtu është gjithçka në rregull.
Por mbrojtësi shqiptar bëri një gafë të madhe me shiritin e kapitenit, pasi u fut në fushë me shiritin nga ana e kundër, pra me shkronjat e kthyera për poshtë.
Kjo nuk u kalua pa u vënë re nga mediat e ndryshme, të cilat po e bëjnë të madhe këtë gafë të 27-vjeçarit.