Shkodran Mustafi është shumë i lumtur për golin e tij të parë me Arsenalin. Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka shënuar golin e parë për Arsenalin, në fitoren e vështirë prej 2:1 ndaj Burnleyt. Mustafi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur me fitoren dhe golin e parë. “Çfarë ndeshje. Ekstrem i lumtur për fitoren në minutën e fundit dhe golin tim të parë për Arsenalin”, ka shkruar Mustafi në Facebook.